Tech

Galaxy S9 më i shtrenjtë se S8

Sipas raportimeve të fundit, telefoni i ardhshëm i Samsungut, Galaxy S9, do të jetë më i shtrenjtë në çmimin e parë në krahasim me Galaxy S8.

Galaxy S9 pritet të kushtojë rreth 100 euro më shumë se gjenerata e tetë. Në fillim kur ishte lansuar, Galaxy S8 kushtoi rreth 800 euro.

“Mund të presim që S9 do të jetë rreth 100 euro më shtrenjtë se çmimi i S8 kur u lansua vitin e shkuar. E vërteta ishte se pati inflacion të çmimeve në tregun e telefonave të mençur”, ka thënë burimi i “TechRadar”.

Galaxy S9 pritet të lansohet më 25 shkurt.