Tech

Microsoft prezanton variante më të lira të laptopëve Surface e Surface Book 2

Microsoft ka prezantuar dy variante të reja të laptopëve Surface e Surface Book 2 më të lirë dhe performanca më të dobëta.

Duke filluar me laptopin Surface, modeli bazë i tij vjen me procesorin Intel Core m3, grafikën Intel HD 615, 4GB RAM e 128GB hapësirë memorike, me çmim fillestar prej 799 dollarë, që është më i lirë se versioni origjinal i tij që është 999 dollarë, transmeton koha.net.

Njëjtë edhe Surface Book 2, i cili tani ka çmimin fillestar 1199 dollarë e që versioni origjinal i tij kushton 1499 dollarë, ndërsa ky version më i lirë ka ekranin 13.5-inç, procesorin Intel Core i5, 8GB RAM e 128GB hapësirë në memorie.

Laptopët e Microsoftit, Surface së fundi janë kritikuar për çmimin e tyre të lartë.