Tech

YouTube Go zgjerohet në 130 shtete të botës

YouTube Go është njëri nga aplikacionet që bën pjesë në përpjekjen e Google për të ofruar informata te njerëzit në vendet në zhvillim duke përdorur shumë më pak të dhëna.

Koncepti i aplikacioneve të tilla është ofrimi i një opsioni të aplikacionit bazë duke përdorur shumë më pak të dhëna për të funksionuar, transmeton koha.net.

Ky aplikacion është zgjeruar në 130 vende të botës, duke u bërë i rëndësishëm në ato zona.

Ky aplikacion mund të shkarkohet nga Play Store në shumë shtete të Amerikës Qendrore e Jugore, të Lindjes së Mesme e pjesë të Afrikës.

YouTube Go fillimisht është lansuar si version testuar Beta në Indi, para se të lansohej zyrtarisht në Indonezi.

Interneti mobil është duke u konsideruar ende luks në shumë pjesë të botës, kështu Youtube Go është i bërë për t’i lejuar njerëzit që të shkarkojnë video të Youtube në hapësirat e tyre të brendshme në memorie kur ata të kenë lidhe të mirë të Wi-Fi.

Pastaj përdoruesit mund t’i shikojnë ato kurdo që të duan, madje YouTube Go i lejojnë që t’i shpërndajnë videot pa pasur nevojë për lidhe të internetit.