iPhone SE 2 vjen sivjet

iPhone SE 2 vjen sivjet

29 janar 2018 17:58

Për ata që nuk adhurojnë ekranet e mëdha 4.7 apo 5.5 inç, Apple ka ofruar iPhone SE në fillim të vitit 2016.

Telefoni kishte një ekran 4 inç dhe një çmim relativisht të volitshëm, me një dizajn të ngjashëm me iPhone 5/5s.

Megjithatë, kjo seri e telefonave nuk është rifreskuar vitin e kaluar, por një model i ri mund të shfaqet gjatë vitit 2018. Raporti i DigiTimes sugjeron që iPhone SE 2 mund të lansohet zyrtarisht në maj ose qershor.

Telefoni pritet të ketë çipin A10 Fusion, 2GB RAM, bateri 1700mAh, 32GB dhe 128GB hapësirë të brendshme, transmeton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme