Tech

Qualcommi dënohet me afër 1 miliard euro pasi pagoi Apple-n për përdorimin e çipave te iPhonët

Bashkimi Evropian i ka shqiptuar një gjobë prej 997 milionë euro Qualcommit për shkak se kanë paguar Apple që të përdor çipat e tyre ekskluzivisht në iPhone e iPad.

Mbikëqyrësit e konkurrencës në BE kanë vendosur se prodhuesi i çipave ka përfituar dhe më pas ka forcuar pozicionin e saj dominues prej kur ka rënë dakord që ta paguajë Apple në viti 2011 për të përdorur ekskluzivisht çipat e tyre, transmeton koha.net.

Komisioneria e konkurrencës Margrethe Vestager ka thënë: “Qualcomm në mënyrë të jashtëligjshme ka larguar rivalët nga tregu për çipat LTE për pesë vite me radhë, kështu doku forcuar dominimin e tyre në treg”.

Marrëveshja ishte që ata të mos blejnë nga asnjë rival i Qualcomm, duke dëmtuar zhvillimin e inovacionit në sektorin e çipave, si dhe në Apple do të detyrohej të paguante Qualcommin nëse ata do të vendosnin që të përdornin çipa të tjerë.

Gjatë hetimeve është gjetur se Apple kishte konsideruar që ti ndërronte ata me Intel, që është konkurrenti më i madh i tyre, por ka vendosur që mos ta bëjë një gjë të tillë për shkak të marrëveshjes së tyre ekskluzive.

Ky dënim përbën 4 për qind të të ardhurave të Qualcomm në 2017-ën.