Tech

Amazoni hap dyqanin e parë pa arkëtar

Gjiganti i internetit Amazon ka bërë një treg revolucionar online dhe nga sot po lëviz në ndryshimin e mënyrës se si të blejmë bukë, qumësht dhe ushqime të tjera duke hapur dyqanin e parë pa arkëtar.

Kur hyjnë në një dyqan, klientët skanojnë aplikacionin e tyre Amazon Go, dhe duke kombinuar vizionin kompjuterik, të mësuarit e makinës dhe sensorëve që ndodhen në dyqan, dyqani sheh dhe gjurmon atë që vendosni në qerren tuaj. Kur largoheni nga dyqani, të gjitha këto ju ngarkohen automatikisht në kartë.

Dyqani nuk do të jetë plotësisht pa njerëz. Edhe pse arkëtarët nuk janë të nevojshëm, do të ketë punëtorë që do të përgatisin ushqim, do të mbushin raftet dhe do të ndihmojnë klientët. Në dyqan ju gjithashtu do të jeni në gjendje të blini ushqime të gatshme, si për shembull gjellën.

Shitorja Amazon Go në Seattle të SHBA-së, ka testuar punëtorët e kësaj kompanie vitin e kaluar dhe ky dyqan i mençur është i hapur për qytetarët e zakonshëm prej kësaj jave, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, gjatë testit në dhjetor të vitit 2016 Amazon ka pasur problem me identifikimin e klientëve, raportoi BBC.

Ndoshta për shkak të kësaj, ka vonuar edhe hapja e dyqanit. Gianna Puerini, kreu i Amazon Go, thotë se bëhet fjalë për një teknologji, e cila nuk ka ekzistuar dhe se ky ishte një hap i madh për vizionin kompjuterik dhe për mësimin e makinës. Amazon ende nuk përmend kur do të hapen dyqanet e tilla të Amazon Go në qytete të tjera të SHBA apo të botës.