Tech

CES 2018, teknologjitë e reja të javës së shkencës

Që nga qeni robot e deri tek Robomart, mjeti që do të sjellë ushqimet në mënyrë të pavarur janë disa nga pajisjet e reja teknologjike që do të jenë në të ardhmen dhe që u bën publike në CES, panairin e teknologjisë në Las Vegas.

Allergy Amulet është një pajisje portabël që detekton alergjenët në ushqime për disa përbërës. Rollable TV, pajisje e LG është një prototip që u prezantua në CES i ekranit të palosshëm, transmeton tch. Por nuk do e shohim shumë shpejt në treg, pasi kompania e shiti menjëherë projektin në fabrikat e prodhimit të ekraneve.

Samsung solli The Wall, një ekran prej 146 polsh për të treguar fuqinë e një teknologjie që ka të gjitha avantazhet e Oled, dhe ndonjë më shumë. Mund të zgjedhim përmasat e ekranit në bazë të hapësirës që kemi në shtëpi.

The Dreamlight është një jastëk high-tech për sytë që ju ndihmon të qetësoheni më shumë.

Kukulla në Scooter e dizenjuar nga SmartGurlz, kontrollohet përmes një aplikacioni dhe përdor mjete që tu mësojë fëmijëve matematikën dhe informatikën.