Tech

“PES 2018” rikthen Romarion

Romario do të rikthehet të luajë futboll dhe këtë do e bëjë në mënyrë virtuale, nëpërmjet lojës “Pro Evolution Soccer 2018”.

Në modalitetin MyClub do të mund të komandohet ish-sulmuesi legjendar i Brazilit dhe Barcelonës, fitues i Kupës së Botës në vitin 1994.

Romario është ish-futbollisti i dytë brazilian, pas Zicos, që vjen në “PES 2018”.

Aktualisht, legjendat e futbollit të disponueshme në video-lojën e famshme janë Romario, Zico, Maradona dhe David Beckham.