Tech

Samsungu zgjeron linjën e makinave larëse që lidhen me internet

Samsung Electronics ka njoftuar sot futjen e risisë së makinave larëse me teknologjinë revolucionare “QuickDrive”.

Duke iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve, Samsung ka prodhuar lavatriçe që punojnë me performancë dhe shpejtësi më të lartë. Domethënë, makinat e reja larëse krahasuar me modelet e mëparshme Samsung, janë deri në 35 për qind më të shpejta dhe do të ekspozohen në CES Consumer Electronics Show në Las Vegas nga 9 deri në 12 janar 2018.

Njerëzit janë duke blerë shtëpi dhe banesa më shumë se kurrë ndonjëherë dhe për këtë grup blerësish digjital, është shumë e rëndësishme sigurimi i pajisjeve shtëpiake që përfshijnë teknologji kuptimplote dhe të personalizuara për të përmirësuar jetën e tyre. Teknologjia e re “QuickDrive” është më e reja në linjën e produktit, duke përfshirë lavatriçe me presion të lartë activewash, lavatriçe të përparme AddWash dhe komplete FlexWash + FlexDry, që përbëhen nga lavatriçe dhe tharëse.

“Kur keni shumë rroba për të larë, ju doni ta bëni këtë sa më shpejt dhe me efikasitet”, tha Shane Higby, zëvendëspresidente e departamentit të marketingut të Samsung Electronics America. “Futja e një makine larje të re me QuickDrive™ thekson angazhimin tonë për t'u ofruar klientëve zgjidhje më të shpejtë për problemin e papastërtisë dhe për të pasur më shumë kohë për gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme për ta.”

Karakteristikat inovative të lavatriçes së re bazohen në teknologjinë “QuickDrive” dhe një kazan kryesor të madh dhe panelin e pasmë që lëviz në mënyrë të pavarur. Kjo krijon një veprim dinamik që i lëviz rroba në katër drejtime - lart e poshtë dhe majtas dhe djathtas - për të larguar papastërtitë në mënyrë të shpejtë, butësisht dhe tërësisht për të ofruar një cikël intensiv dhe të plotë të larjes që merr 35 për qind më pak kohë se lavatriçet të tjera të Samsung. Përveç kësaj, makina larëse ka aftësinë të përputhet me një tharëse të përshtatshme, duke u bërë ato ideale për hapësira të vogla.

Lavatriçja e re është e gatshme të lidhet me internetin dhe është në përputhje me ekosistemin SmartThings të Samsungut. Asistenti i tij Q-rator ka aftësi inteligjente që thjeshtojnë ciklin e larjes me karakteristika intuitive:

• Udhëzuesi për larjen jep rekomandime automatike për cikle optimale të larjes bazuar në ngjyrën, llojin e copës dhe shkallën e ndotjes të përcaktuara nga përdoruesi.

• Planifikuesi i larjes u mundëson konsumatorëve të menaxhojnë kohën e përfundimit të larjes së rrobave, duke përshtatur cilësimet e ciklit në përputhje me rrethanat.

• Programi HomeCare Wizard monitoron lavatriçen, njofton në mënyrë proaktive përdoruesit për problemet e mundshme dhe siguron ndihmë të shpejt për zgjidhjen e problemeve.

{gallery}