Tech

Alcatel javën e ardhshme lanson smartfonin e ri të avancuar

Në “IFA 2017” kemi parë që kompania Alcatel ka zbuluar katër telefona të rinj.

Nga kjo kompani nuk kemi parë ndonjë telefon të avancuar që nga Idol 4s me Windows Phone, i cili është lansuar 18 muaj më parë, transmeton Koha.net. Tani, llogaria e famshme në Twitter, evleaks, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet smartfoni i ri premium i quajtur alcatel 5.

Duke u bazuar në fotografinë e publikuar, alcatel 5 duket se do të ketë një kamerë kryesore me blicin e dyfishtë LED dhe sensorin për gishtërinj menjëherë nën të. Ndërsa në pjesën e përparme, shihet që telefoni i ri i avancuar ka dy kamera për ‘selfie’ me blic LED. Gjithashtu, alcatel 5 pritet të ketë ekran me raport 18:9.

Specifikat tjera ende nuk janë zbuluar, por TCL Communication, pronari i brendit alcatel, do të mbajë një ngjarje javën e ardhshme në panairin e teknologjisë “CES 2018”, ku do të kemi mundësi të shohim debutimin e alcatel 5.