Tech

Televizorët e LG nga 2018-a do të kenë asistentin e Google-it të parainstaluar

LG është gati për të prezantuar linjën e vet të re të televizorëve OLED në panairin e teknologjisë CES, duke përfshirë një “monstrum 88-inç me rezolucion 8K”.

Kompania ka treguar se të TV-të e këtij viti do të kenë Google Assistant të parainstaluar, transmeton koha.net.

Në të kaluarën, LG ka shitur TV-të me sistem operativ të saj të bazuar në ueb, ku përfshihej asistenti i saj i zërit, por kjo kompani tani ka bërë edhe një hap më tej duke futur Google Asistant në TV-të e saja OLED e “Super UHD” LCD.

Google Asistant është shërbimi i Google që pranon komanda nëpërmjet zërit.