Tech

Zbulohet çmimi dhe data e lansimit të Huaweit të ri për Europë

Së fundmi, i famshmi Evan Blass ka zbuluar se smartfoni Enjoy 7S i Huaweit globalisht do të jetë në dispozicion si Huawei P smart. Dhe tani, raporti i ri zbulon çmimin dhe datën e lansimit rreth këtij smartfoni.

Sipas raportit, P smart do të fillojë të shitet në Gjermani ka fundi i janarit dhe do të kushtojë rreth 249 euro, transmeton Koha.net.

Në raport flitet për versionin e smartfonit me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.

Por, sa i përket versionit me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, ende nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion.