Tech

Apple bindshëm me përfitime më të mëdha se Samsungu

Descriptive Text

Gjiganti teknologjik Apple ka fituar edhe një “betejë” me rivalin e saj, Samsung.

Raportohet se profiti mesatar i Apple për një celular ishte 151 dollarë gjatë tremujorit të tretë, korrik-shtator, që është pesë herë më i lartë se rivali Samsungu, raporton firma kërkimore Counterpoint

Nga ana tjetër Samsung, i cili është ndër kompanitë me më shumë telefona në portofol, shpalli një fitim prej 31 dollarësh për njësi gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti sugjeron se fitimi i përgjithshëm i telefonave është rritur me 13 për qind në vit gjatë tremujorit të tretë, por kjo është ndikuar kryesisht nga ecuria e fortë e Samsung dhe markave kineze, transmeton kp.

Fitimi nga Apple është pesë herë më e lartë se Samsung dhe rreth 14 herë më e lartë se fitimi mesatar në modelin e markave kineze.

Huawei ka arritur rritjen më të madhe të fitimit, e cila në nivel vjetor arriti në 67 për qind.

Kur është fjala për fitimin e përgjithshëm, dominon Apple me 60 për qind, pasuar nga Samsung me 26 për qind dhe Huawei me 4.9 për qind.