Tech

Oppo lanson dy telefona të rinj

Kompania e njohur kineze Oppo ka lansuar dy telefona të rinj.

Të quajtur Oppo A75 dhe A75s, pajisjet dallojnë vetëm në kapacitetin e memories së brendshme që ofrojnë, transmeton Koha.net. Të dytë vijnë me ekran 6-inç me rezolucion prej 1080 x 2160 pikselë dhe procesor MediaTek Helio P23 (MT6763T) SoC.

Gjithashtu, vijnë me 4 GB të RAM memorie por A75 vjen me 32 GB memorie të brendshme, ndërsa A75s me 64 GB. Të dy modelet kanë kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 20 megapikselë.

Dimensionet e tyre janë: 156.5 x 76 x 7.5 mm dhe peshojnë 152 gramë, punojnë me sistemin operativ Android 7.1 Nougat dhe kanë baterinë prej 3,200 mAh.

Sensori për gishtërinj është i vendosur në pjesën e pasme të tyre. Po ashtu, janë në dispozicion me ngjyrë ari dhe të zezë.

Oppo A75 dhe A75s janë lansuar në Tajvan, ku çmimi për modelin e parë është rreth 365 dollarë dhe për të dytin rreth 400 dollarë.