Tech

Së shpejti OnePlus 5 do të bëhet me Face Unlock

OnePlus 5 së shpejti me përditësimin e ri do të bëhet me veçorinë për identifikim të fytyrës, Face Unlock, veçorinë të cilën e ka OnePlus 5T.

Këtë lajmë e ka kumtuar vetë themeluesi i kompanisë OnePlus, Carl Pei, përmes një postimi në Twitter, transmeton Koha.net. Ai ka shkruar se kjo veçori do të shtohet te OnePlus 5 për shkak të kërkesës shumë të madhe.

Aktualisht, Face Unlock i OnePlusit është në dispozicion vetëm në modelin e saj të avancuar OnePlus 5T. Është një version shumë më i thjeshtë i teknologjisë së përdorur në iPhone X e cila përdorë vetëm kamerën e përparme. Kjo e mundëson atë të jetë më e shpejtë por në të njëjtën kohë, më pak e sigurtë. Si e tillë, Face Unlock shërben vetëm për të ç’kyçur telefonin tuaj, ndryshe nga implementimi i Applet.

OnePlus nuk ka specifikuar ndonjë datë se kur OnePlus 5 do të bëhet me këtë veçori. Nuk gjendej në përditësimin e ri të sistemit operativ OxygenOS 5.0 i bazuar në Android Oreo.

Gjithashtu, OnePlus nuk përmend nëse edhe pajisjet më të vjetra OnePlus do të bëhen me Face Unlock.