Tech

Google “vjedh” inxhinierët e Applet

Descriptive Text

Sipas raportit të fundit nga “The Information”, Google vazhdon përpjekjet e saj për të zhvilluar procesorët e saj, gjë që nga ana tjetër i kushton Applet disa talentë të konsiderueshëm.

Në raport thuhet se Google ka angazhuar disa inxhinierë të rëndësishëm të procesorëve nga Apple, duke përfshirë edhe dizajnerin e famshëm të procesorëve, John Bruno.

Në Apple, Bruno ishte përgjegjës i një grupi të rëndësishëm i cili kishte për detyrë të sigurojë se kompania qëndron përpara prodhuesve të tjerë të procesorëve në aspektin e performancës, transmeton Koha.net. Po ashtu, Bruno ka shërbyer edhe në kompaninë e njohur AMD dhe ishte një nga zhvilluesit kryesorë të procesorëve Fusion për kompjuterë personal.

Bruno ka konfirmuar punësimin e tij përmes profilit të tij në LinkedIn, ku ka shkruar se është duke punuar si Arkitekt i Sistemit në Google. Ai ka punuar në Apple për pesë vjet dhe i është bashkuar Googlet këtë muaj.

Kjo nuk është hera e parë që Google ka “vjedh” inxhinierët e Applet. Më herët gjatë këtij viti, është raportuar se Google ka punësuar Manu Gulati, inxhinierin i cili ka punuar në Apple për tetë vjetë dhe ishte i angazhuar në zhvillimin e procesorëve të serisë “A” të kompanisë.

Gjithashtu, në raport thuhet se Google ka punësuar edhe inxhinierin Wonjae (Gregory) Choi dhe Tayo Fadelu nga Apple, si dhe inxhinierët nga Qualcomm.

Sipas raportit, punësimet e fundit të Googlet vijnë sepse kompania dëshirën që të ndërtojë procesorë të vetë për pajisjet e serisë Pixel.