Sipas raportit të ri, smartfoni i ardhshëm i kompanisë së njohur OnePlus – i cili duket se do të quhet OnePlus 6 – do të ketë sensorin për gishtërinj të vendosur nën ekran.
Raporti citon burimin i cili ishte i saktë rreth pajisjeve të OnePlusit në të kaluarën, transmeton Koha.net.
Një tjetër informatë e rëndësishme që e zbulon raporti i ri është se smartfoni i ri i OnePlusit do të arrijë në mars të vitit të ardhshëm. Do të debutojë ka mesi i marsit dhe më vonë në të njëjtin muaj do të fillojë shitjen.
Tani, duket se të gjitha telefonat me skaner për gishtërinj të vendosur nën ekran do të prezantohen në panairin e teknologjisë CES 2018 dhe telefoni i ri i OnePlusit nuk do të jetë i pari me këtë lloj të teknologjisë, por mbetet të shohim se cili do të jetë i pari që do të godasë dyqanet.
-
23 dhjetor 2017 22:09
-
Shpërndaje në: