Tech

Mësohet çmimi dhe data e lansimit të Huawei Honor 9 Lite

Telefoni i ardhshëm i kompanisë së njohur kineze Huawei, Honor 9 Lite, do të jetë pak më i vogël se Mate 10 Lite. Të dy telefonat kanë kamerat e dyfishta në të dy pjesët (përparme dhe të pasme), por a do të jetë ky telefon Honor më i përballueshëm sesa Mate?

China Telecom i është përgjigjur kësaj pyetjeje pak para kohe, transmeton Koha.net. Telefoni i ri do të kushtojë rreth 260 euro për modelin me 4 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme dhe rreth 310 euro për modelin me 64 GB memorie të brendshme. Ky është çmimi i njëjtë i Mate 10 Lite me 64 GB memorie të brendshme.

Image

Honor 9 Lite do të zbulohet në një ngjarje më 21 dhjetor, ftesa shihet në fotografinë më poshtë. Rregullatori kinez TENAA tashmë ka zbuluar specifikat e këtij telefoni të ri të Huaweit.

Shkurtimisht, Honor 9 Lite pritet të vijë me ekran 5.65-inç me raport prej 18:9, procesor Kirin 659, kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 + 2 megapikselë, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android Oreo.

Image