Tech

Lansohet telefoni i palosshëm më i fuqishëm në botë

Samsung dhe China Telecom kanë lansuar telefonin e quajtur W2018, një telefon i palosshëm i avancuar Android, me dy ekrane të ndjeshëm në prekje dhe lentet e kamerës më të shkëlqyeshme se çdo smartfon tjetër.

Ngjarja është mbajtur në Xiamen, Kinë dhe është festuar 10 vjetori i serisë W dhe 25 vjetori i Samsungut në tregun kinez.

Image

Samsung W2018 ka dy ekrane 4.2-inç AMOLED me rezolucion Full HD, procesor Snapdragon 835, 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 256 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. W2018 është telefoni i parë i palosshëm me Bixby dhe Samsung me krenari njofton se asistenti AI tani ofron mbështetje edhe për gjuhën kineze.

Në pjesën e pasme të këtij telefoni është vetëm një kamerë prej 12 megapikselë me lente më të shkëlqyeshme se çdo smartfon tjetër. Po ashtu, në dispozicion është edhe OIS. Në pjesën e përparme gjendet kamera prej 5 megapikselë. W2018 me kamerën kryesore mund të incizojë videot me rezolucion prej 4K.

Image

Gjithashtu, Samsung W2018 vjen me baterinë prej 2,300 mAh, portin USB-C dhe me porte hibride për SIM kartela (ose për kartela të memories). I mungojnë shërbimet e Googlet sikur shumicës së pajisjeve vetëm për Kinë si dhe punon me sistemin operativ Android Nougat 7.1.1.

Samsung W2018 ofrohet me ngjyrë të zezë, por gjithashtu në dispozicion janë edhe njësit e limituara me ngjyrë ari dhe argjendi. Versioni bazik kushton më shumë se 2,000 euro në JD dhe TMall.

Image