Tech

Microsoft Edge arrin në iOS dhe Android

Microsoft Edge për iOS dhe Android nga tani është i gatshëm për të gjithë, pasi u krye testimi i versionit beta.

Përdoruesit mund të shkarkojnë motorin e kërkimit të Microsoft në dyqanet online, pa pagesë.

Kur bëhet fjalë për motorët e kërkimit që janë në treg, tashmë ekzistojnë një numër i madh opsionesh për të dy platformat dhe versionet e shfletuesit që përfshihen në këto sisteme operative, transmeton KosovaPress.

Por ata që përdorin Edge në Windows 10 dhe duan qasje në historinë e kërkimit, fjalëkalimet dhe skedat e hapura që po sinkronizohen në telefonin tuaj, me siguri do të jenë mirënjohës për këtë veçori.

Edge për iOS dhe Android mund të shkarkohet në iTunes dhe Google Play Store.