Tech

Kur do të lansohet iPhone SE 2?

Kompania Apple pritet të prezantojë vitin e ardhshëm versionin e ri të modelit iPhone SE.

Pajisja e re pritet të lansohet në tremujorin e parë të vitit 2018, transmetojnë mediat botërore, përcjell ksp.

iPhone SE do të mbajë diagonalen e ekranit prej 4 inç në kombinim me procesorin A10, i cili ndodhet në modelin iPhone 7.

Tash për tash nuk dihet çmimi i telefonit, por sigurisht se iPhone SE 2 do të ketë çmim më të ulët nga të gjitha pajisjet iPhone që do të dalin në treg vitin e ardhshëm.

Për fat të keq, iPhone SE 2 nuk do të ketë ekran pa skaje.

Gjithashtu, raportohet se iPhone SE 2 do të prodhohet në Indi, ku Apple synon të marrë tregun.