Tech

Google nuk do të ndryshojë radhitjen e faqeve në internet as pas ankesës ruse

Kompania Google ka thënë se nuk do të ndryshojë radhitjen e faqeve në internet, pas shqetësimeve të ngritura nga Moska se kjo përbën diskriminim ndaj mediave ruse.

Më herët gjatë këtij muaji, observatori i komunikimeve në Rusi, “Roskomnadzor”, tha se dëshiron të marrë sqarime nga Google rreth zvogëlimit të mundësisë së kërkimit të artikujve në internet nga Russia Today.

Kërkesa e Roskomnadzor erdhi pasi Eric Schmidt, presidenti i kompanisë amë të Googles, Alphabet, kishte thënë se do ju japin më pak rëndësi faqeve rreth Sputnik.

Autoritetet ruse ndërkaq janë ankuar, duke thënë se do të ndërmarrin veprime nëse ka diskriminime për mediet ruse.

“Dëshirojmë të ju njoftojmë se Dr. Eric Schmit i është referuar përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të kërkimit, kur ka folur për radhitjen e faqeve në internet, përfshirë edhe Russia Today dhe Sputnik”, thuhet në letrën e dërguar nga Google, të postuar në faqen e Roskomnadzor.