Tech

5 aplikacionet për iPhone që janë më të mira se Apple Maps

Aplikacioni i navigacionit i parainstaluar i Appleit, Apple Maps, mund të jetë shumë i njohur, ndoshta sepse vjen i parainstaluar në çdo iPhone, por mund të mos jetë më i miri për navigim.

Megjithatë ka shumë aplikacione të tjera për navigacion nga telefoni që janë shumë më të mira se Apple Maps.

Google Maps

Para se Apple të kishte aplikacion e saj Maps, ishte Google Maps, i cili është ende dhe është më i mirë se aplikacioni i Appleit dhe mund të shkarkohet pothuajse në çdo pajisje të Apple.

Image

Waze

Shumica e aplikacioneve të navigacionit, përfshirë Apple Maps e Google Maps, përdorin të dhëna të historisë e të kohës reale të smartfonëve për të treguar gjendjen e trafikut. Ndërsa Waze i cili është aplikacion që fokusohet në navigimin gjatë vozitjes, përdor të dhëna të miliona përdoruesve për të portretizuar saktë vonesat në trafik, madje i paralajmëron shoferët për ndonjë aksident apo për kamerat e shpejtësisë.

Image

CoPilot GPS

CoPilot GPS është aplikacion i navigacionit që nuk kërkon internet.

Image

Transit

Transit është aplikacion që mund të merret falas, ndërsa është i dedikuar për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut, që nga autobusi, metrotë, trenat, anijet e edhe çiklistët.

Image

MapQuest

MapQuest është aplikacion i navigimit nga ‘kthesë pas kthese’ si dhe jep informata të kohës reale në trafik.

Image