Tech

Rusia kërcënon Googlen rreth degradimit të ueb faqeve ruse

Moska ka kërcënuar se do të hakmerret nëse Google i jep më pak rëndësi në rezultatet e tyre të kërkimit, artikujve të mediave shtetërore ruse, Sputnik dhe RT, thuhet në agjencinë e lajmeve Inerfax.

Interfax kishte cituar, Aleksandr Zharov, shefin e regullatorit të medias ruse, Roskomnadzor, të ketë thënë se agjencia e tij i ka dërguar letër Google, ku ka kërkuar sqarim rreth komenteve të drejtorit ekzekutiv të kompanisë Alphabet, Eric Schmit, se Google po punon në “ndryshimin e radhitjes “ së ueb faqeve të lajmeve ruse.

“Ne do të marrin një përgjigje për të kuptuar hapat e mëtutjeshëm”, është cituar të ketë thënë Zharvo.

“Ne besojmë se opinioni ynë do të dëgjohen dhe se nuk të drejtohemi për atë që kompania e ka quajtur “masa të mundshme të hakmarrjes”.

Duke folur në forumin ndërkombëtar për siguri, Halifax, Schmit, kishte thënë se Google po punon për ti dhënë më pak rëndësi “ueb faqeve” propganduese.