Tech

Lenovo lanson dy tabletë të rinj me çmim të lirë

Descriptive Text

Edhe kohëve të fundit tabletët nuk janë të popullarizuar si më parë, por ende ka shumë njerëz të cilët shikojnë që ta blejnë një.

Nëse jeni në kërkim të një tableti, të përballueshëm sa i përket çmimit, shikoni serinë e tabletëve të përballueshëm të Lenovos, transmeton Koha.net.

Kompania tani ka lansuar dy tabletë të rinj, Tab 7 dhe Tab 7 Essential. Çmimi i të parit është 99,99 dollarë dhe të dytit është 79,99 dollarë.

Lenovo Tab 7 vjen me ekran 7-inç IPS LCD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë, procesor MediaTek MT8161 me katër bërthama, 1 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 2 MP dhe atë të përparme prej 5 MP.

Ndërkaq, modeli Essential vjen me ekran me rezolucion prej 1024 x 600 pikselë dhe procesor MT8167D ndërsa pjesa tjetër e specifikave janë të ngjashme me të modelit Tab 7.