Tech

Samsung lanson tabletin e ri me Bixby Home

Samsung ka lansuar tabletin e ri të quajtur Galaxy Tab A.

Pajisja e re vjen me procesor 1.4 GHz dhe ekran 8-inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme.

Gjitashtu, Galazy Tab A vjen edhe me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. Është i trashë 8.9 mm dhe ka baterinë prej 5,000 mAh.

Sa i përket anës softuerike, Galaxy Tab A i ri vjen edhe me Bixby Home, asistenti virtual, si dhe me Bixby Reminder. Po ashtu, ka edhe Home Mode, që nënkutpon se informatat e tilla si kalendari, moti dhe koha janë të shfaqur gjatë kohës kur tableti është duke u karikuar.

Galaxy Tab A i ri, aktualisht është në dispozicion vetëm në shtëpinë e Samsungut, Koreja Jugore. Vjen me dy opsione për lidhje, WiFi dhe LTE, i pari që kushton rreth 240 dollarë dhe i fundit rreth 280 dollarë.