Tech

Apple vitin e ardhshëm sjell dy iPhone me skaje nga metali

Descriptive Text

Apple planifikon gjatë vitit 2018 të prezantojë dy modele OLED iPhone, të cilat do të kenë skaje të përmirësuara prej metali.

Në raportin e tij, analisti Ming-Chi Kuo parashikon që Apple të ndryshojë skajet prej metalit për të përmirësuar bartjen e të dhënave.

Edhe pse analisti thotë se do të vijnë dy modele të reja OLED me skaje të përmirësuara, ai nuk ka dhënë detaje tjera se çfarë mund të kenë modelet e reja të iPhone, transmeton ksp.

Pritet që njëri nga këto dy modele të jetë pasues i iPhone X, derisa tjetri do të jetë më i madh se sa modeli aktual iPhone X.