Tech

Tajlandë: SIM kartelat do të blihen vetëm me skanim të fytyrës ose gishtërinjve

Skanimi i fytyrës ose gishtërinjve do të jenë nga muaji i ardhshëm të nevojshme për blerjen e SIM kartelave në Tajlandë, pasi që mbretëria vazhdon të parandalojë mashtrimet elektronike.

Sistemi i ri biometrik, i cili përcjellë kërkesa të ngjashme të vendosura në Bangladesh, Arabinë Saudite dhe Pakistan, do të fillojë të zbatohet nga 15 dhjetori, njofton rregullatori i telekomunikacionit të Tajlandës.