Tech

Google Pixel 2 XL arrin edhe pa Android

Descriptive Text

Telefonat Google Pixel 2 që nga lansimi kanë pasur një numër të madh të problemeve.

Tani, një numër i përdoruesve raportojnë se telefonat e tyre Pixel 2 XL kanë arritur pa sistemin operativ, transmeton Koha.net.

Sipas përdoruesve, të cilët kanë raportuar në forumet e Reddit dhe Ars Technica, telefonat e tyre Pixel 2 XL kanë arritur pa instalim të Androidit, gjë që i bie se ata nuk mund të startojnë telefonat e tyre të rinj.

E tëra çfarë shfaqet është ekrani i zi me këtë mesazh: “Nuk mund të gjendet sistemi operativ valid. Pajisja nuk do të startojë”, dhe linku për mbështetje.

Ndërkohë, Google ka konfirmuar se ky problem tashmë është zgjidhur në telefonat e ardhshëm Pixel 2 XL dhe se kompania është duke dërguar telefonat zëvendësues te përdoruesit të cilët kanë pasur këtë problem.