Tech

Tani në sondazhet e Facebookut mund të shtoni foto dhe GIF

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka zgjeruar zhvillimet e tij në lidhje me sondazhet gjatë vitit të kaluar.

Për shembull, ato janë shfaqur në storiet e Instagramit dhe bisedat grupore në Messenger, transmeton Koha.net. Tani, kompania është duke vazhduar zgjerimin me një lansim zyrtar të “Facebook Polls”, i cili përfshinë opsionet për të lëshuar sondazhet e ilustruara me fotografi ose fajllat GIF.

Image

Testimi i kësaj veçoria ka filluar muajin e kaluar. Tani të gjithë përdoruesit dhe faqet e ndryshme në Facebook kanë qasje te ikona që shërben për të krijuar sondazhet në iOS, Android dhe desktop.

Mund të krijoni sondazh duke klikuar në ikonën për shkrimin e statuseve dhe duke zgjedhur opsionin “poll”, dhe pastaj sondazhit mund t’i bashkëngjitni edhe ndonjë fotografi apo fajllat GIF.