Tech

Bloomberg: Broadcom do ta blejë Qualcomm

Broadcom dhe Qualcomm janë dy kompani, të cilat hyjnë në mesin e prodhuesve më të mëdhenj të çipave dhe sipas pohimeve të reja të Bloomberg së shpejti mund të bëhen njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të çipave.

Sipas burimeve të Bloomberg, Broadcom po shqyrton mundësinë e blerjes së Qualcomm.

Ky hap mund të jetë një konsolidim shtesë i tregut. Qualcomm aktualisht është në procesin e blerjes së NXP Semiconductor, i cili para disa vitesh kishte blerë Freescale Semiconductor.