Tech

Dobësia në Wi-Fi lejon hakerët të kenë qasje në iPhone

Komuniteti për siguri në kibernetikë është duke u rimëkëmbur pas zbulimit të thyerjes së WiFi përmes krack.

Tash duket se edhe një tjerë dobësi e Wi-Fi-së është zbuluar po ashtu.

Një ekip i kërkuesve në Tokio ka demonstruar se si dobësia në WiFi mund të eksplorohet për të gjetur hyrjen në iPhones dhe për të instaluar aplikacione malicioze pa dijeninë e pronarëve të tyre, transmeton KosovaPress.

Detajet e kërcënimit nuk janë bërë ende publike, ndërkohë që Apple ende nuk ka pasur kohë për të mbyllur dobësinë.

Kërkuesit e sigurisë janë shpërblyer me 110,000 dollarë për përpjekjet e tyre.

Sidoqoftë, rekomandohet që telefoni juaj të ketë versionin më të ri të instaluar dhe ju duhet t’iu jepni leje aplikacioneve të caktuara.