Tech

Riparimi i iPhone X kushton shtrenjtë

iPhone X është ende në dispozicion për para-porositje dhe shumë njerëz duket se dëshirojnë të blejnë smartfonin e parë të Applet me çmim prej 999 dollarë.

Tani është zbuluar një detaj interesant nga Apple për iPhone X, një detaj që ka të bëjë me çmimet e riparimeve, transmeton Koha.net. Kompania ka publikuar listën e çmimeve për pjesët të cilët nuk janë të mbuluara nga AppleCare+.

Riparimi i ekranit të iPhone X do t’ju kushtojë 279 dollarë, ndërsa për dëmtime tjera do të duhet të paguani 549 dollarë. Sa për krahasim, këto numra janë 169 dollarë dhe 399 dollarë për iPhone 8 Plus (i cili kushton 799 dollarë), dhe 149 dollarë dhe 349 dollarë për iPhone 8 (i cili kushton 699 dollarë). Kjo nënkupton që çmimet e riparimeve janë shumë të afërta me çmimet e këtyre smartfonëve.

Në anën tjetër, nëse paguani 199 dollarë shtesë për AppleCare+ atëherë riparimi i ekranit të iPhone X do t’ju kushtojë vetëm 29 dollarë dhe 99 dollarë për ndonjë gjë tjetër.

Të gjitha këto çmimet aplikohen vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa për vendet tjera ende nuk janë zbuluar.