Tech

Microsofti modernizon “miun” klasik

Microsoft Intellimouse ishte simbol për inovacion që nga prezantimi i tij në vitin 1996, ndërsa përfundoi në vitin 2012.

Por, Microsoft vendosi që serinë Intellimouse ta ringjallë në formën e modelit Microsoft Classic Intellimouse.

“Microsoft Classic Intellimouse i ri, sjell përmirësimet moderne të fansave të këtij miu. Funksionet, të cilat fansat i dëshirojnë në origjinal janë edhe më tej këtu – tastiera, pamja klasike, si dhe lidhja me kabllon USB”, thekson Microsoft.

Microsoft Classic Intellimouse arrin me sensorin 3200 DPI, tri tastiera, teknologjinë Microsoft BlueTrack dhe dizajnin e stilizuar dhe unik sipas mostrës së miut klasik të Microsoft.

Çmimi i “miut” është mbi 40 dollarë. Microsoft ende nuk ka bërë të ditur datën e daljes në treg të Classic Intellimouse.