Tech

Samsungu prezanton tabletin e ri

Descriptive Text

Samsungu ka shtuar një tablet në serinë e pajisjeve të vitit 2017.

Gjiganti teknologjik ka prezantuar tabletin Galaxy Tab A 8.0. Ky tablet vjen me ekran 8-inç me rezolucion 1280x800 pixels.

Kjo pajisje është e fuqizuar nga procesori quad-core 1.4 GHz dhe vjen me 2 gigabajt RAM. Memoria e brendshme është 16 gigabajt me mundësi zgjerimi deri në 256 GB përmes microSD.

Tableti operon me sistemin Android 7.1 Nougat dhe ka kamerën ballore prej 5 megapixel, derisa ajo kryesore është 8 MP.