Tech

Toshiba pret një miliard dollar humbje në nivel vjetor

Descriptive Text

Tash kur ka përfunduar me kalkulimin e financave, pas shitjes së njësisë së saj për çipa, Toshiba parashikon humbjen neto për këtë vit në vlerë prej një miliard dollarësh.

Prognoza aktuale financiare e kompanisë për këtë vit nuk përfshin fitimin prej 17,6 miliardësh nga shitja e njësisë për çipa, pasi që kjo marrëveshje ende nuk është miratuar nga trupa e huaj e rregullatorit, transmeton kp.

Edhe pse kompania ka planifikuar që të lajmërojë profitin prej 230 miliardë jenësh, Toshiba tash parasheh humbje prej 110 miliardë jenë deri në mars 2018. Kjo paraqet humbje prej 970 milionë dollarësh.