Tech

Inteligjenca artificiale mëson nga ‘zero’

Me anë të vetëprogramimit, Alpha Go Zero ka arritur të ketë një rezultat më të mirë se paraardhësi Alpha Go.

Inteligjenca artificiale vazhdon të na sfidojë duke habitur njeriun dhe veten, gjë që bëhet e qartë nga versioni i fundit i Alpha Go, i quajtur Alpha Go Zero, sepse është në gjendje të mësojë vetë duke filluar nga zero pa një input të njeriut, por vetëm mbi bazën e eksperiencës së tij.

Programi, i botuar në revistën Nature, u krijua në Britani nga kompania DeepMind e Google.

Me anë të vetëprogramimit, Alpha Go Zero ka arritur të ketë një rezultat më të mirë se paraardhësi Alpha Go.

Kjo fitore u arrit në sajë të një trajnimi gjatë të cilit Alpha Go vëzhgoi dhe memorizoi miliona lëvizje të lojtarëve njerëzorë dhe më pas i vuri në praktikë duke korrigjuar në mënyrë të pavarur gabimet e tyre.

Ndërsa AlphaGo Zero, mëson ekskluzivisht nga eksperienca e fituar duke luajtur, sepse analizon lëvizjet e mundshme dhe memorizon strategjitë e lojërave fituese në çdo situatë.

Ishte një mësim intensiv gjatë të cilit programi luajti rreth pesë milionë ndeshje në pak dit kundër vetvetes. I pajisur me këtë eksperiencë, ky program ka arritur të mundë njeriun.