
Telefonat e rinj të Google dalin në shitje nesër
18 tetor 2017 10:42
Telefonat e rinj Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL do të dalin në shitje të enjten në dyqanin e njohur Verizon në Amerikë.
Pixel 2 vjen me ekran 5-inç Full HD me rezolucion 1920x1080 pixels. Pixel 2 XL ka ekranin 6-inç QHD+ dhe rezolucion 2880x1440 pixels.
Të dy pajisjet janë të fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe vijnë me 4 gigabajt RAM. Memoria e brendshme ofrohet me 64 ose 128 gigabajt.
Telefonat kanë kamera të njëjta. Pixelët kamerën ballore e kanë 8 megapixel, derisa ajo kryesorja është 12.2 MP me mundësi që të incizojë video deri në 4K. Pajisjet operojnë me sistemin e ri Android 8.0 Oreo.
Pixel 2 do të kushtojë 649 dollarë, derisa Pixel 2 XL 849 dollarë për modelet me 64 GB.
© KOHA