Tech

“Alibaba” investon 15 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale

Descriptive Text

Gjiganti kinez i tregtisë në internet, “Alibaba” njoftoi sot se do të investojë rreth 13 miliardë dollarë në kërkim, kryesisht për të rritur teknologjitë e tij të inteligjencës artificiale, thelbësore për të vazhduar të dominojë një sektor shumë konkurrent, transmeton TS.

Kompania do të shpenzojë këtë shumë për tre vite në aktivitetet e saj të kërkimit dhe zhvillimit dhe do të ngrejë shtatë laboratorë të rinj në të gjithë botën, njoftoi drejtori i teknologjisë, Jeff Zhang gjatë një forumi mbi informatikën, sipas kompanisë.

“Fushat e studimit do të prekin trajtimin e të dhënave, objektet e lidhura (…) ndërveprimet mes njerëzve dhe makinave”, shpjegoi “Alibaba” në një komunikatë.

Kjo do t’i mundësojë kësaj kompanie që të qëndrojë në garën e teknologjive mbi inteligjencën artificiale, ku gjigantë të tjerë kinezë të internetit, duke filluar nga “Baidu” dhe “Tencent”, investojmë shuma kolosale.