Tech

iPhone 7 më i shituri në vitin 2017

Gjatë vitit 2017 janë lansuar një numër i madh i telefonave të mençur, por duket se përdoruesit edhe më tej vazhdojnë të adhurojnë prodhimet e Apple-it.

Sipas IHS Market, Apple iPhone 7 është telefoni më i shitur në nivel global, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, transmeton KP.

Në vendin e dytë renditet iPhone 7 Plus, derisa në vendin e tretë është Samsung Galaxy Grand Prime Plus.