Tech

Pas hakimit rrjedhin të dhënat personale për secilin përdorues të Yahoo

Pothuajse tre miliardë llogari të Yahoos janë hakuar në vitin 2013, që do të thotë se kanë rrjedhë informacionet personale për çdo përdorues të shërbimeve Yahoo.

Yahoo kishte njoftuar në vitin 2013, se rreth një miliard llogari janë hakuar në atë kohë, por tash pas katër vjetësh ka rrjedhë shifra e saktë e llogarive të hakuara, transmeton ksp.

Duket se janë në pyetje tre miliardë llogari - më saktë çdo personi që kishte një llogari atë kohë tash i kanë rrjedh pothuajse të gjitha informacionet, madje edhe kodet, numrat e telefonit dhe ditëlindjet.

Kompania Verizon thotë se ka rishikuar informacionin e Yahoo që është lëshuar në publik pas marrjes së njoftimeve.