Tech

Huawei largon portin për kufje te Mate 10

Zbulohen specifikat e për audion Huawei Mate 10 dhe aty nuk përmendet se do të ketë portin 3.5 mm për kufjet.

Në një llogari të popullarizuar në Twitter janë bërë të ditura specifikat para premierës zyrtare.

@rquandt ka zbuluar se Huawei Mate 10 do të ketë performancë të mirë të audios dhe incizim të muzikës, por nuk përmend portin 3.5 mm për kufjet.

Huawei nuk ka komentuar pohimet se do të heqë portin për kufje dhe kjo do të dihet saktësisht më 16 tetor në Munih, nëse ndërkohë nuk paraqiten raportime të reja, transmeton ksp.

HTC dhe Apple më herët kanë hequr portin për kufjet dhe portin Lightning.