Tech

Misionet kineze në Hënë vonohen nga dështimi i lëshimit të një rakete

Pekin, 29 shtator – Kina është detyruar të shtyjë dy misione hënore, pas dështimit, në muajin korrik, të lëshimit të një rakete, njoftoi shtypi zyrtar duke sinjalizuar një dështim të rrallë për ambiciet hapësinore të vendit.

Pushtimi i hapësirës, i koordinuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, është perceptuar nga Pekini si një simbol i fuqisë së re të Kinës nën drejtimin e Partisë Komuniste në pushtet.

Por, ekspertët e Pekinit kërkojnë të kuptojnë arsyet e dështimit të lëshimit, më 2 korrik, të një rakete Longue Marche-5, një hedhës i rëndë që do të vendosë në orbitë një satelit komunikimi, njoftoi këtë javë e përditshmja kineze për shkencat dhe teknologjitë duke cituar sekretarin e përgjithshëm të Administratës Hapësinore Kineze, Tian Yulong.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me incidentin e ndodhur pas lëshimit nga baza e Wenchangut, në ishullin Hainan.

Ky dështim nënkupton që Kina do të shtyjë lëshimin e dy sondave hënore.