Tech

Kufjet Bose QC35 mund të bëjnë diçka që rivalët e tij nuk munden

Kufjet Bose QC35 Bluetooth wireless janë kthyer me një version të përditësuar, i cili përfshin asistentin e Google dhe reduktimin e nivelit të zhurmës.

Bose QC35s ishin disa nga kufjet më të mira Bluetooth në vitin 2016 dhe tash ato kanë marrë përditësimin e madh.

Kufjet posedojnë Google's Assistant, i cili është integrimi i parë me zë në shërbimin e kufjeve.

Google Assistant ju lejon që të shfletoni uebin, të dëgjoni muzikë dhe të gjeni informacione të dobishme përmes zërit tuaj, transmeton kp.

Përveç Google Assistant, QC35s i ri iu lejon përdoruesve që të kontrollojnë nivelin e reduktimit të zhurmës.

Bateria e pajisjes ka kohëzgjatje prej 20 orë pune.

QC35 II vjen në ngjyrën e zezë dhe të argjendtë, me çmim prej 329.95 funtash.