Tech

Apple vjen me super mbushës për iPhonët e rinj, por ata kushtojnë

Apple më në fund ka sjell mbushjen e baterisë me wireless si dhe mbushësin e shpejtë në iPhone, por që për t’i pasur ato duhet t’i paguani më shumë.

Në kuti me iPhone 8, 8 Plus e iPhone X vjen mbushësi i njëjtë i vjetër 5W, transmeton koha.net.

Por tani ofrohet edhe mbushja pa tela e mbushësi i shpejtë, të cilët duhet konsumatorët t’i blejnë ekstra, e që nuk janë edhe aq lirë.

Mbushësi 29W i cili duhet të blihet si pajisje shtesë, kushton €59/£49/$49, varësisht nga tregu, ndërsa kabllo USB-C €29/£25/$25.

Mbushësi 29W është shumë më i mirë se ai standard i Apple.