Tech

Të gjitha modelet e iPhone X do të ketë skajet e zeza

Descriptive Text

Jemi vetëm një ditë larg nga lansimi zyrtarisht i serisë së re iPhone të kompanisë së njohur Apple.

Për herë të parë, Apple do të lansojë tre smartfonë të rinj – iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X për të festuar 10 vjetorin, transmeton Koha.net.

Njëra nga veçoritë për të cilën është spekuluar kohëve të fundit te iPhone X është dizajni i tij pa skaje. Dhe derisa është raportuar se iPhone X do të vijë në version me ngjyra të ndryshme, të gjitha versionet do të kenë një gjë të përbashkët – ngjyrën e njëjtë të skajeve.

Sipas analistit të KGI Securities, Ming-Chi Kuo, të gjitha modelet iPhone X do të kenë skajet me ngjyrë të zezë pa marrë parasysh ngjyrën e trupit.