Tech

Amazon do të punësojë 2.500 persona

Nju Jork, 7 shtator - Gjiganti amerikan i tregëtisë online Amazon ka njoftuar se do të punësojë më shumë se 2.500 persona në Nju Jork.

Në një deklaratë të publikuar nga Amazon njoftohet se kompania në qendrën e shpërndarjes dhe të shërbimit ndaj klientëve e cila planifikohet të hapet në rajonin Staten Island të Nju Jorkut do të ofrojë punësim për 2.500 persona.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se qendra e cila do të ofrojë shërbim në rajonin metropolitan të Nju Jorkut ku jetojnë 8.5 milionë njerëz dhe i cili pranohet si qendra financiare e SHBA-së, do të ndërtohet në një hapësirë prej 80 mijë metër katrorë dhe se ajo do të pajiset me pajisje robotike të nivelit të lartë teknologjik.

Gjithashtu në deklaratë është përfshirë edhe deklarata e zv.kryetarit të Amazon për marrëdhëniet me klientët, Sanjah Shah, i cili ka tërhequr vëmendjen se është e rëndësishme qendra e shpërndarjes që kompania do të ndërtojë për herë të parë në një qendër të rëndësishme si Nju Jorku.