Tech

Shitet e tërë sasia e Samsung Galaxy Note FE

Kur gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka tërhequr nga tregu Galaxy Note 7 për shkak të problemit me bateritë, ishte një mundësi i madhe që kompania ta ndërpret tërësisht serinë Note.

Pas disa javëve, Samsung ka mohuar një mundësi të tillë dhe ka premtuar se do të lansojë një model të ri deri në fund të 2017-ës, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë, Samsung ka instaluar bateritë e vogla brenda Galaxy Note 7 të mbetur dhe i ka lansuar ato në treg. Vetëm brenda dy muajve, të gjitha njësitë e modelit të rifreskuar Galaxy Note 7, të quajtur Galaxy Note 7 FE (Fan Edition), janë shitur.

Sipas raportit të The Korea Herald, të gjitha 400,000 njësitë e Galaxy Note 7 FE, të cilat kanë pasur çmimin prej 620 dollarëve, janë shitur.