Tech

iPhone i ri në sasi të limituara, mësohet edhe çmimi i tij

Descriptive Text

Pritet që Apple javën e ardhshme të prezantojë linjën e re të iPhone dhe çdo ditë ka informacione të reja derisa po i afrohemi ngjarjes zyrtare më 12 shtator.

Modeli kryesor i telefonit, i cili pritet të quhet iPhone 8 ose iPhone X, do të jetë i pranishëm në sasi të kufizuara, transmeton kp.

Telefoni nuk do të kushtojë lirë dhe raportet e fundit sugjerojnë se modeli me 64GB do të kushtojë 999 dollarë, derisa modeli me 512GB do të kushtojë 1199 dollarë.

Nuk dihet sasia e iPhone 8 që do të jenë në treg për fillim, por është e sigurt se ky numër do të jetë më të vogël se sa kur doli në treg versioni iPhone 7s.