Tech

Revolucion tek iPhone 16?

iPhone 16

Apple raportohet se po mendon të sjellë ndryshime të mëdha në dizajn tek iPhone i ri.

Bazuar në disa spekulime të mëhershme, por edhe fotografi të reja, tashmë është krijuar një përshtypje se si mund të duken ndryshimet tek iPhone 16.

Së fundmi kanë rrjedhur edhe fotografi që tregojnë se telefoni do të ketë shumë butona, shkruan "Mashable".

Pos atyre që janë të zakonshëm për zërin dhe fikjen, Apple pritet të shtojë butonin e ri për zmadhim dhe shkrepje të fotografive, në një mënyrë krejt të re për dallim prej telefonave të deritashëm.

Si zakonisht, kompania i lanson telefonat në vjeshtë. Deri atëherë raportimet do të vijnë duke u shtuar.